Aktorja Ashley Judd vizitoi kampin e refugjatëve në Jordani

1 Min Read

Aktorja dhe ambasadorja e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, Ashley Judd vizitoi kampin e refugjatëve në Zatari të Jordanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Judd gjatë vizitës dhe takimit me refugjatët tha se këta njerëz edhe përkundër traumës së pabesueshme dhe gjithë asaj që e përjetojnë janë rezistentë dhe njerëz të fuqishëm.

Aktorja shtoi se për të është nder i madh se mund të bëjë diçka për refugjatët.

Disa media arabe aktoren 47 vjeçare e krahasuan me kolegen e saj Angelina Jolie, e cila po ashtu është e njohur për punën e saj humanitare.

TAGGED:
Share This Article