“Vizita e mbretit Selman në Turqi do të ketë reflektime të forta”

Vizita zyrtare në Ankara e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz para Samitit të Organizatës Bashkëpunimit Islamik që zhvillohet në Turqi pritet që ajo të çojë në një fazë të rëndësishme veçanërisht marrëdhëniet që janë në zhvillim pozitiv mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Shoqatës së Hulumtuesve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, Prof. Dr. Zekeriya Kurşun, ka tërhequr vëmendjen për zhvillimin e vizitës së mbretit të Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz para Samitit të Organizatës Bashkëpunimit Islamik.

Në lidhje me vlerësimet e bëra që Arabia Saudite ka ndërmarrë rol ndërmjetës mes Turqisë dhe Egjiptit pas ardhjes së mbretit Selman në Turqi pas vizitës zyrtare në Egjipt ai tha se: “Që të dy vendet edhe Egjipti edhe Turqia janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Në këtë kuptim mendoj se Arabia Saudite mund të luajë një rol katalizator”.

Ndërsa drejtori i Institutit Lindja e Mesme në Universitetin Sakarya, Prof. Dr. Kemal İnat duke theksuar se Turqia teksa përmirëson marrëdhëniet me Egjiptin nuk do të dëshirojë të ndryshojë aksin bazë të politikës tha se: “Mendoj se nuk do të jetë i mundur përmirësimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Egjiptit për sa kohë që do të burgoset dhe do të dënohet me vdekje presidenti Muhammed Mursi që u rrëzua pas grushtit dhe për sa kohë që nuk do të ndryshojë njohja e mundësisë për politikëbërje Organizatës së Vëllazërisë Muslimane”.

– “Marrëdhëniet në atmosferë pozitive u ngritën në nivel strategjik”-

Ndërsa presidenti i Institutit të Mendimit Strategjik, Prof. Dr. Birol Akgün, ka theksuar se dy vendet pavarësisht se qeverisen nga regjime të ndryshme që nga formimi i tyre e deri tani ato kanë vazhduar marrëdhëniet e mira si në kuptimin ekonomik ashtu edhe në atë politik.

Akgün duke rikujtuar se mbështetja nga Turqia e procesit të ndryshimit në periudhën e Pranverës Arabe pati krijuar shqetësime serioze në atë kohë tek mbreti i Arabisë Saudite Abdullah ai tha se: “Më pas shfaqja në rajon e elementëve si DAESH, kalimit në një fazë të re i marrëdhënieve të SHBA-së me Iranin dhe me atmosferën pozitive të krijuar pas ndryshimit të mbretit pasi vendet e rajonit përjetuan probleme të përbashkëta të sigurisë treguan një zhvillim të shpejtë saqë marrëdhëniet u ngritën në nivelin strategjik”.

– “Koalicioni është i mundur me bashkëpunim”-

Zëvendës koordinatori i Përgjithshëm i Fondacionit për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Muhittin Ataman ka vënë theksin se një koalicion i fortë Sunnit në rajon do të jetë i mundur vetëm me bashkëveprimin e Egjiptit, Arabisë Saudite dhe të Turqisë. Ai u shpreh se: “Ne e dimë se mes Turqisë dhe Egjiptit ka probleme serioze. Faktikisht këto duhet të zbuten disi. Mbreti, me rastin e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik edhe me mundësimin e përfaqësimit të Egjiptit në nivel ministror pavarësisht se nuk është i nivelit të lartë mendon që nga kjo pikë të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu edhe zhvillimet në rajon e bëjnë të domosdoshme këtë”.

– “Konflikti dhe politika e gabuar Iranit, afroi më afër dy vendet”-

Ndërsa Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Uludağ Prof. Dr. Tayyar Arı ka deklaruar se një prej shkaqeve më të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vende në kohët e fundit ka qenë rritja e kërcënimit të Iranit në rajon.

– “Do të diskutohen problemet që kërcënojnë botën islame”-

Kryetari i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ligjore të Lindje së Mesme me qendër në Xhidde, Dr. Enver Macid Aşki duke theksuar se shumica e aleancave në Lindjen e Mesme janë krijuar nga Arabia Saudite tha se: “Arabia Saudite dhe Turqia do të diskutojnë se si do të forcohet nga pikëpamja sociale, politike dhe ushtarake bota islame dhe do të diskutojnë problemet që kërcënojnë botën islame”.

Artikulli paraprakShtypet nga treni teksa bënte ‘selfie’
Artikulli vijuesAktorja Ashley Judd vizitoi kampin e refugjatëve në Jordani