Akuzë për përdhunim ndaj ish-kreut të FMN-së Shtraus-Kan

Domenik Shtraus-Kan është përfshirë në një tjetër skandal seksual. Një prostitutë belge ka treguar se ajo ka qenë e pranishme në një hotel në Uashtington në vitin 2010 ku ish-kreu i FMN-së ishte pjesë e një “skuadre përdhunuesish”.

63-vjeçari gjithashtu akuzohet se është përfshirë në një rrjet prostitucioni bashkë me tre persona të tjerë. Vetë Shtraus-Kan ka mohuar akuzat.

Një akuzë për përdhunim ndaj tij megjithëse u pushua si çështje i kushtoi karrierën politike, pasi para saj ai shihej si kandidat potencial për president në Francë. /BBC/kohaislame

Artikulli paraprakVrasësi i Brindizit mund të jetë në Shqipëri
Artikulli vijuesPutin rikthen në lojë ish ministrat e tij