Putin rikthen në lojë ish ministrat e tij

Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar shtatë ish ministra në administratën presidenciale.

Emërimet e së martës u bënë një ditë pasi Putini paralajmëroi një përbërje të re të kabinetit të udhëhequr nga kryeministri i zgjedhur nga vetë Putini, Dmitri Medvedev.
Ata që u emëruan si këshilltarë të ri të presidentit janë ish ministrat e transportit, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, komunikacionit dhe energjisë.
Ish ministri i brendshëm, Rashid Nurgalijev, është emëruar zëvendës drejtor i Këshillit të Sigurisë në presidencë.
Nikollai Patrushev vazhdon të jetë në krye të këtij Këshilli, kurse Sergej Ivanov shef i kabinetit.
Analistët thonë se transferimi i lojtarëve veteranë të politikës në Kremlin ka për synim të forcojë dorën e Putinit, ndërkohë që bëhet gati për të nisur mandatin e tretë presidencial, i cili pasoi protestat e pashembullta deri më tash kundër pushtetit të tij.
Putin u betua si president më 7 maj./BS/kohaislame

Artikulli paraprakAkuzë për përdhunim ndaj ish-kreut të FMN-së Shtraus-Kan
Artikulli vijuesBoris Tadiç për kryeministër të Serbisë!