Azhar, instituti prestigjoz islamik sunit që ndodhet në Egjipt, dënoi sot sulmet e përgjakshme në Bruksel, duke vlerësuar se shkelin mësimet tolerante të islamit.
“Këto krime të urrejtjes shkelin mësimet tolerante të islamit”, thotë në një komunikatë ky institucion.
“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk bashkohet për t’u përballur me këtë epidemi, të korruptuarit nuk do të pushojnë kurrë të zhvillojnë krimet e tyre të ndyra kundër të pafajshmëve”, thuhet në këtë komunikatë.