LDK deklarohet rreth demarkacionit, paralajmëron koalicion

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, më vizitën e tij sot, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën.

Më tej ai ka thënë se LDK nuk do të pranojë asnjë koncesion që koalicioni qeveris mund të arrijë me Listën Serbe për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, përcjell Klan Kosova.“LDK-ja e vlerëson lartë këtë qëndrim dhe rolin vendimtar të SHBA-së në momentet më të rëndësishme të çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”.
“LDK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një Kosove demokratike, që është në fqinjësi të mirë me shtetet në rajon, e integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”.“Ne presim që koalicioni qeverisës të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, që i hap rrugë liberalizimit të vizave.

Ne paralajmërojë koalicionin qeverisës se nuk do të pranojmë asnjë lloj koncesioni që mund të arrijnë me partnerin e tyre qeverisës Lista Serbe për të siguruar mbështetjen për votimin e demarkacionit. Nuk pranojmë asnjë koncesion që shkon në dëm të interesave të vendit”.

Artikulli paraprakÇfarë thonë gjeneralët e Serbisë për betejën në Prekaz
Artikulli vijuesShpendi po shantazhohet nga Dardan Molliqaj