Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vrarë së paku 8.327 boshnjakë.
Sipas një njoftimi të VV-së, Kurti është ftuar nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe nga kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq.
Sivjet, organizatorët boshnjakë i kanë shpallur të padëshirueshëm në Srebrenicë qeveritarët nga Serbia.
Në Potoçari të Srebrenicës janë varrosur deri më tani 6.377 viktima dhe aty sot u varrosën edhe 121 të tjerë.
“Z.Kurti mori pjesë në ceremoninë mortore, vizitoi shoqatat e familjarëve dhe bëri nderime te monumenti pranë varrezave e vendosi lule të freskëta në kujtim të të vrarëve. Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak”, thuhet në njoftim.
21 vite më parë në Bosnjë e Hercegovinë ndodhi krimi më monstruoz që ka parë Evropa pas Holokaustit.
Në Srebrenicë u vranë e u masakruan mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.
As pas 21 vitesh Serbia nuk e ka pranuar fajin për gjenocidin që ka kryer si shtet.
“Republika Srpska, ky projekt i krijuar nga gjenocidi edhe sot është kërcënim për viktima të reja. Kështu ndodh kur marrëveshjet e paqes bazohen në raporte forcash, dhe jo në vendosje të drejtësisë. Projekti shovinist serb që ka shkaktuar luftërat në ish Jugosllavi është ende aty. Ai po vazhdon të tolerohet në emër të interesave gjeopolitike e ruajtjes së stabilitetit. Por, historia ka treguar se rreziqet më të mëdha për paqen janë konservizimi i padrejtësisë e formave të ndryshme të diskriminimit”, përfundohet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
You Might also Like
Çifutët izraelit ndërtojnë klub nate në varrezat muslimane
Regjimi i Izraelit ka ndërtuar një klub nate në një varrezë historike muslimane në Jerusalemin…
By
Redaksia
3 Min Read
Një grek përdhunon 19-vjeçaren shqiptare
Një vajzë e re shqiptare, emigrante familjarisht në Greqi, është përdhunuar nga një shtetas grek,…
By
Redaksia
1 Min Read
Dhuna Izraelite – 3 të vrarë dhe 160 të plagosur
Tre të vrarë dhe rreth 160 të plagosur, ky është bilanci i 5 sulmeve të…
By
Redaksia
3 Min Read
Mediat belge: Burri me kapele është Fayçal Cheffou, gazetar i pavarur
Mediat belge raportojnë se është identifikuar personi me kapele i shfaqur përkrah 2 terroristëve në…
By
Redaksia
1 Min Read
Universitetet gjermane mbyllin dhomat e lutjes për shkak të muslimanëve
Shumë universitete në Gjermani janë duke i mbyllur dhomat për lutje, sepse në to muslimanët…
By
Redaksia
2 Min Read
Operacionet e forcave turke kundër PKK-së
Në operacionet e zhvilluara në nënprefekturën Sur në Dijabakër kundër organizatës terroriste të PKK-së, një…
By
Redaksia
1 Min Read





