Algjeria ndërton xhaminë me minaren më të lartë në botë (hyn lexo sa metra)

Algjeria do të ketë njërën nga xhamitë më të mëdha në botë.

Xhamia Djamaa El Djazair do të ndërtohet në mes të një zone të ardhshme turistike dhe një qarku të klasës punëtore, që dikur ka qenë bastion për ekstremistët islamikë.

“Disa na kanë akuzuar se po ndërtojmë tempull për ekstremistët. Përkundrazi, do të jetë goditje e rëndë për ta. Ata janë armiqësorë ndaj këtij projekti”, ka thënë Ahmed Madani, këshilltar i ministrit për Strehim dhe Ndërtim në Algjeri.

Komplesi i xhamisë, që do të kushtojë rreth 1.4 miliard dollarë, do të ketë librari me një milion libra, shkollë kuranore, muze dhe minaren më të lartë në botë, në 265 metra.

Salla e faljes do të mund të akomodojë deri në 120,000 besimtarë.

Ndërtimi i xhamisë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Artikulli paraprakSerbët e akuzojnë se u dogji kishën, flet John Alite, shqiptari i famshëm i mafias italiane (Video)
Artikulli vijuesSiri, armëpushimi në Alepo zgjatet deri të hënën