Teherani: Në tragjedinë e haxhillëkut janë vrarë 113 iranianë

Zyrtarët e Iranit thonë se së paku 131 iranianë janë në mesin e 717 pelegrinëve, që dje kanë humbur jetën në rrëmujë gjatë haxhillëkut në Arabinë Saudite.

Kjo ishte tragjedia më e madhe në këtë ngjarje vjetore myslimane, prej vitit 1990.

Said Ohadi, shef i Organizatës iraniane të haxhillëkut, tha se ishin plagosur edhe 60 iranianë të tjerë.

Zyrtarët e Arabisë Saudite thanë se së paku 717 vetë kanë humbur jetën dhe 805 të tjerë janë plagosur, gjatë rrëmujës në vendin e ritualit të fundit të haxhillëku, kur qindra mijëra njerëz në mënyrë simbolike e kryejnë gjuajtjen e gurëve kundër djallit.

Vlerësohet se më se 2 milionë myslimanë nga 164 vende, gjenden në Arabinë Saudite për haxhillëk, që ka filluar më 22 shtator.

Artikulli paraprakPapa Françesku ngushëllon myslimanët për tragjedinë në Mekë
Artikulli vijuesPrifti grek në video-skandal, seks me drejtoreshën e shkollës fetare