"Ali Ahmeti e keqja e shqiptarëve të Maqedonisë"

Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka vazhduar me akuza të rënda për ish-bashkëluftëtarin , Ali Ahmeti.
Komandant Hoxha në Rubikon të KTV-së, ka thënë se e keqja e popullit shqiptar në Maqedoni nuk është populli maqedonas, por Ali Ahmeti dhe partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), transmeton Telegrafi.
 
“E keqja më e madhe që i ka ndodhur shqiptarëve në Maqedoni është Ali Ahmeti dhe partia e tij, BDI-ja. Ai po ndihmon që populli shqiptar të vuan në shtetin maqedonas”, ka thënë ndër të tjerash, Komandant Hoxha.
 
Ai gjithashtu ka thënë se “qeverinë maqedonase të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, po e ndihmon me politikën e saj edhe diplomati kosovar, Hashim Thaçi. Ky i fundit po e bën për shkaqe biznesore që ka me Gruevskin”. 
Artikulli paraprakBarca me humbje në finale – në pritje të kundërshtarit
Artikulli vijuesDorëhiqet Gordana Jankullovska