Allen: Nuk ka shanse për tërheqjen e trupave amerikane, aleatët do ta fitojnë luftën në Afganistan?

Ish-komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan është shprehur se Aleanca është në rrugën e fitores së kësaj lufte. Gjenerali John Allen, i cili i la komandën gjeneralit Joseph Dunford ditën e diele, tha se trupat ndërkombëtare po korrin sukses
“Është e vështirë që në situata të tilla të caktosh një datë si datën e fitores. Kemi krijuar kushtet për fitoren dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Allen për ‘BBC’, transmeton TCH.

Gjatë 19 muajve në krye të trupave të Aleancës, gjenerali John Allen ka arritur që të transferojë kontrollin e rendit tek ushtria dhe policia afgane.

Gjithsesi, ai mendon se nuk ka shanse për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga ky vend.

‘Nuk është kjo rruga që do të ndërmarrim. Presidenti (Barack Obama) foli qartë mbi prezencën e trupave amerikane. Pas vitit 2014 këto trupa do të orientohen në trajnimin, këshillimin dhe asistencën e forcave afgane. Pra, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan”, theksoi Allen.

Artikulli paraprakNeonazistët gjermanë takojnë Agimin e Artë
Artikulli vijuesMinoritarët vënë në rrezik reformën kushtetuese e zgjedhore