Koptët në Egjipt: Qeveria duhet dhënë dorëheqje

Komuniteti egjiptian kopt ka fajësuar kryeministrin e përkohshëm të grusht shtetit Hazem el- Beblavi për dhunën në vend, e veçanërisht për të shtënat që ndodhën në një kishë në Giza ku u vranë tre persona.

Koptët kanë akuzuar qeverinë e grusht shtetit, se ajo nuk po bën asgjë për sigurinë në vend, duke e fajësuar atë për kaosin që e shkaktoi përmes rrëzimit të presidentit Muhamed Mursi.
Najib Gabriel, drejtor i Unionit egjiptian për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Al- Beblavit, duke thënë se kjo qeveri nuk është në gjendje të mbrojë të drejtat elementare apo sigurinë. Gjatë një interviste për kanalin televiziv Al – Hayat, komuniteti kopt falenderoi Vëllazërinë Myslimane të cilët ndihmuan për të mbrojtur kishën pas sulmeve që ndodhën para dy ditësh. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakPrishtinë: Protestë kundër ndalimit të mbulesës
Artikulli vijuesErdoan: Këshillojmë investitorët turq të investojnë në Kosovë