Alma Lama kundër Ramushit i cili tha se Hoxhallarët duhet paguar nga shteti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot kërkoi që punëtorët e Bashkësisë Islame të paguhen nga buxheti i shtetit.

E lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Haradinaj ka gabuar me deklaratën se klerikët janë punonjës publik se duhet të paguhen nga shteti.

Lama më tutje ka thënë se së pari Kosova është një shtet laik në bazë të Kushtetutës dhe feja është e ndarë nga shteti.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Alma Lamës:

Zoti Haradinaj ka gabuar me deklaratën se klerikët janë punonjës publike se se duhet te paguhen nga shteti.

Se pari sepse Kosova është shtet laik ne baze te Kushtetutës dhe feja është e ndare nga shteti. Liria fetare është e garantuar por ajo nuk është veprimtari shtetërore qe duhet paguar.

Se dyti legjislacioni i Kosovës njeh statusin e shërbimit civil, dhe po kështu te administratës shtetërore ku nuk ka vend për klerikët. Nuk e kuptoj çfarë ka dashur te thotë se janë “punonjës publike” apo vetëm qe i flasin publikut. Me këtë logjike do thonim se edhe aktoret, këngëtaret, gazetaret i flasin publikut.

Çfarëdo pagese ndaj tyre do te ishte rrenim i shtetit sekular, do te rrëshqisnim ne modelin e Arabisë Saudite apo Iranit.

Shpresoj qe politikanet te thellohen ne njohuritë e tyre ne lidhje me deklaratat qe japin, mos te krijojnë debate pa nevoje. Bashkësia Islame përpara se te kërkojë te vjele para nga taksapaguesit duhet te japë llogari për lejimin e rritjes se ekstremizmit fetar neper xhamitë e Kosovës.

Artikulli paraprakTragjedia e radhës: Përmbytet varka me refugjatë, 17 të vdekur
Artikulli vijuesRokerja me ferexhe (Video)