Ambasadori britanik apelon që tju ndihmohet migrantëve

Shkup, 3 shtator- Përkthyes ndihmojnë në identifikimin e migrantëve gjatë ardhjes dhe transitimit të tyre nëpër Ballkanin Perëndimor. Është paralajmëruar vendosje e bazës rajonale së të dhënve për përkthyes të cilët i flasin gjuhët e rralla të cilët i shfrytëzojnë migrantët.

Aktivistët janë pjesë e projektit “Avancim të procedurave për konfirmim të identitetit të migrantëve” që e realizon Iniciativa rajonale për migrim, azil dhe refugjatë (MARRI) me mbështetje të Ambasadës britanike.

“Duke pasur parasysh atë se migrimi ilegal kërkon qasje rajonale më vjen shumë mirë që përmes MARRI-t mund t’i japim mbështetje këtij projekti i cili do të mundësojë krijim të data bazës së përbashkët për vendet e rajonit për përkthyes dhe interpretues të cilët i flasin gjuhët e rralla të cilët shpesh i shfrytëzojnë migrantët të cilët vijnë. Kjo do të ndihmojë edhe në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare gjatë ballafaqimit me këtë problem”, deklaroi ambasadori britanik në Shkup Çarls Garet në punëtorinë e sotme për projektin.

Migrimi ilegal, vlerësoi, momentalisht paraqet një prej çështjeve dhe prioriteteve më kyçe me të cilat ballafaqohet gjithë kontinenti i Evropës. Ky është problem ndërkombëtar i cili ka shumë sfida të cilat nuk qarkullojnë në asnjë vend në Evropë, duke përfshirë edhe Ballkanin perëndimor dhe Maqedoninë”, tha ambasadori Garet.

Sipas tij, ballafaqimi me migracionin nëpër gjithë rajonin në mënyrë në të cilën mund të jetë efikas, efektiv dhe me miqëmbajtje të drejtimeve humanitare kërkon, para së gjithash, komunikim adekuat, me njerëzit të cilët udhëtojnë nga krahina të ndryshme. Në këtë drejtim, shpjegoi ambasadori britanik, edhe ky projekt mundëson krijim të data bazës e cila përgjithësisht do ta përmirësojë komunikimin dhe di cili do të mund t’i japë mbështetje procesit të identifikimit të migrantëve.

“Edhe pse është pjesë e vogël e mozaikut, megjithatë, mendoj se do të kontribuojë drejt imazhit të madh të përmirësimit. Askush nga ne individualisht nuk mund të ballafaqohet me këtë çështje, por kolektivisht mund të bëjmë shumë”, tha Garet.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakAsus prezantoi mini kompjuterin që kushton 130 dollarë
Artikulli vijuesAh Droga – Vetvrasje në burgun e Idrizovës