As lufta nuk e ka penguar shitësin e librave të heqë dorë nga profesioni

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e pestë, por nuk ka ndikuar që shitësi i librave gjysmë shekullor, Shejh Abdulhalik Shamijje të heqë dorë nga dashuria mbi profesionin, raporton Anadolu Agency (AA).

Shamijje, bashkëshortja e të cilit ka humbur jetën gjatë bombardimeve dhe shtëpia e të cilit është shkatërruar, pavarësisht dhimbjeve të përjetuara vazhdon të shesë libra me këmbëngulje, profesion të cilit i ka kushtuar plot 55 vjet.

Shejh Abdulhalik Shamijje, anëtarë i familjes së njohur Shamijje të Halepit, ka lindur në vitin 1933 në rajonin e Halepit të vjetër. Ai në moshë të re ka marrë pjesë në rrjetet e ligjëratave të Xhamisë Emevi deri në vitin 1950, ku pastaj duke i mbledhur librat historikë, të religjionit dhe me përmbajtje kulturore i ka shitur turistëve dhe të huajve në dyqanet të cilat i ka hapur në Çarshinë ez-Zehravi në Halep, dhe rrugët Han el-Vezir dhe Han el-Harir

Shamijje i cili është shitësi i librave më i vjetër në Halep, ndërkohë edhe performues i artit të dekorimit osman të gurëve tha se shitësit e mëdhenj të librave në Halep e kanë mësuar nga ai këtë profesion.

82 vjeçari Shamijje i cili tregon se me librat i shërben shkencës dhe kulturës, me anë të së cilës edhe ai gjen mundësinë për të zhvilluar veten, thotë se 11 fëmijët e tij i ka rritur me të ardhurat e fituara nga libri.

Shitësi i librave veteran Shamijje tha se është i pikëlluar për shkak të braktisjes së fëmijëve të tij për shkak të problemeve ekonomike dhe mjedisit të pasigurt në vend nga lufta civile e cila po hynë në vitin e pestë në Siri.

Ai i cili vazhdon të punojë në dyqanin e tij të vogël në rrugën Han el-Vezir, i bëri thirrje të gjithë sirianëve që të bashkohen./AA/

Artikulli paraprakSi duhet të ushqehemi gjatë dimrit?
Artikulli vijuesNga një muzikant në hafiz të Kuranit!