Kryeministri Gruevski të jep dorëheqje në mënyrë paqësore, pa mos shkaktuar incidente në Maqedoni duke i ndezur militantët e vet partiak të VMRO-DPMNE-së. Marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet deri në pikën e fundit, e jo ti bëhet obstrukcion si deri tani nga ana e VMRO-DPMNE-së.
Këto do të jenë dy porositë e qarta të cilët do ti merr Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në takimin që do ta mbaj në Washington me zv.Presidentin Amerikan, Jo Bajden. Kështu ka vlersuar Profesori universitar dhe këshilltari i tre Presidentëve të shtetit, Stevo Pendarovski.
Sipas tij vizita e fundit e Gruevskit nuk është protokolare, por është një ftesë e jashtëzakonshme nga ana e njeriut të dytë të SHBA-së. “Vizita e Kryeministrit nuk është protokolare sepse vizitat e tilla paralajmërohen më parë. Kjo vizitë u përcaktua para disa ditësh. Sipas vlersimit tim bëhet fjalë për thirrje nga ana e z.v Presidentit Jo Bajden që të takohet me Gruevskin e jo anasjelltas. Supozoj se politika amerikane në nivelin më të lartë don ti thotë disa punë Gruevskit para elementeve kyqe të zbatimit të marrveshjes së Përzhinos.
Pse Bajdeni e fton tani para se të vijë Johanes Han në vendin tone, sepse marrëveshja e Përzhinos është objektivisht marrëveshje që e bënë amerikanët e jo BE-ja. Pra Johanes Han do të vjen për disa ditë dhe do të lëviz në bazë të asaj se qka do ti thotë Bajden, Kryeministrit Nikolla Gruevski “, ka theksuar Pendarovski për Zhurnal, duke shtuar se Maqedonia po kalon në një periudhë tepër kritike, andaj mesazhi i SHBA-së duhet të merret me seriozitet të madhë, për shkak se nuk dëshirojnë trazira të reja në Ballkan, e më së paku në Maqedoni. SHBA-të, kërkojnë stabilitet dhe Ballkan të qetë, andaj kërkojnë që Gruevski të largohet nga posti i Kryeministrit në formën më të qetë. Vlen të ceket se në takimin me Bajdenin nuk do të bisedohet për çështjen e emrit.
“Un mendoj se do të bisedohet për largim të qetë të Gruevskit nga posti Kryeministër sepse kur bëhet fjalë për Maqedoninë kjo është vështirë që të bëhet dhe se nëse ai nuk tërhiqet nga posti do të jetë katastrofë për vendin. Kështu që atij do ti bëhet me dije se duhet të tërhiqet që të mundësoj që në periudhën në vijim të krijoj kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike, dhe të krijohet një qeveri legjitime“, ka përfunduar për Zhurnal, profesori, Pendarovski.
Nga ana tjetër Profesori universitar, Mesel Bilalli, konsideron se Gruevski në Washington do të merr ultimatume të qarta, se ka kaluar koha që pushteti të mbahet në mënyrë diktatoriale. Sipas tij zyrtarët e lartë amerikan do ti bëjn presion të fuqishëm Kryeministrit Gruevski që në afat sa më të shkurtë kohor të zgjidh probëemin e emrit me Greqinë, por edhe të largohet nga posti i Kryeministrit në mënyrë të qetë pa shkaktuar trazira në Maqedoni.
“Konsideroj se vizita e Gruevskit në SHBA, është një vizitë e rastit, për shkak se ai nuk do të pritet si një burrshtetas, por do të jetë vetëm një takim ku do ti përcjellet mesazhi se ai duhet të largohet nga posti i Kryeministrit në formën më të qetë pa shkaktuar incidente, në këtë takim pritet që të diskutohet që kariera politike e Gruevskit të përfundoj, ndërsa mesazhi tjetër është që lidershipi maqedonas të punon intenzivisht që në afat sa më të shkurtur kohor të zgjidhë problemin e emrit me Greqinë“, ka theksuar për Zhurnal, profesori Mersel Bilalli.
Ndryshe ish ambasadori, Denko Malevski, në kolumnën e tij të fundit shkruan se Washingtoni nuk është i interesuar që ti rrit shancet që Kryeministri maqedonas të fiton në zgjedhjet e ardhëshme. Por e kundërta, Washingtoni do të ishte shumë i lumtur që Gruevski të tërhiqet nga politika.
“Me siguri se shkaku i thirrjes urgjente të Kryeministrit maqedonas në takimin që do të mbahet në Shtëpin e Bardhë, me zv.Presidentin amerikan, do të jetë insistimi që drejtësia ta merr rrugën e duhur, të rehabilitohet sistemi demokratik dhe të qartësohet mjegulla politike, para se të mbahen zgjedhjet”, ka shkruar Malevski, duke shtuar se Gruevski është ftuar në SHBA, për shkak se punët nuk shkojnë në mënyrën e duhur dhe se SHBA-të, janë të brengosur për tranzicionin e qetë drejtë demokracisë.
“Përfundimisht jo vetëm njëherë që është shkruar, por jo vetëm njëher është konstatuar edhe gjatë praktikës së në shumë vende si momente më të rrezikshme të një shteti është koha kur bëhet ndërrimi i një sistemi autoritar. Në ato kohra, pritet gjithçka që të ndodhë”, ka shkruar ish ambasadori, Denko Malevski, në kolumnën e tij të fundit.