MULLA ISUF KRAJA (Krajë, 1849 – Shkodër, 1912)

0
448

MULLA ISUF KRAJA
(Krajë, 1849 – Shkodër, 1912)

Isuf Kraja është një nga personalitetet e larta fetare dhe shoqërore me prejardhje nga zona e Krajës, një trevë etnikisht e pastër shqiptare, trevë e njohur si vatër albanologësh të shquar shqiptarë, si dhe për hoxhallarë me emër e personalitet të afirmuar me punë e studime.
Isuf Kraja, i biri i Aliut, nga fshati Kështenjë i Krajës, i lindur atje në vitin 1849, i nxitur nga kushëriri i tij i parë, Abdullah Begu, një krajan që kishte ecur e ngjitur lartë në hierarkinë shtetërore të Perandorisë Osmane, si Komandant i Gardës së Perandorisë, apo siç thuhej në një burim tjetër, si Ministër i thesarit i Perandorisë, me ndihmën e të cilit përfundoi me sukses studimet e larta për teologji.
Jeta e gjatë në Stamboll dhe rrethi miqësor e fisnor i krijoi mundësi të qendronte e të njihej thellë me personalitete të shquara shiptare që punonin në Stamboll, me burra të shquar të Rilindjes sonë, lidhjet me të cilët i ruajti edhe pas ardhjes së tij në Shqipëri. Pas kthimit nga Stambolli, duke sjellë me vetë një bibliotekë shumë të pasur, u shqua për ndihmë konkrete në ngritjen arsimore e sociale të bashkatdhetarëve, duke mësuar të vegjlit e të rriturit.
E ushtroi veprimtarinë e hoxhës e të mësuesit në Krajë, Postribë, në Nenshatë dhe në Shkodër, duke marrë pjesë aktive në jetën politike, fetare e sociale të Shkodrës. Shkollat e hapura në zonën e Krajës, si shkolla e Ostrosit të Vogël, që ishte hapur që në vitin 1896, në Arbnesh që në vitin 1895, në Skie që në vitin 1892, mbanin lidhje të ngushta me intelektualë krajanë në Shkodër, ku Molla Isuf Kraja kishte një rol të veçantë. Ai ishte funksionar fetar në një repart të madh ushtarak dhe njëkohësisht kryente edhe detyrën e hoxhës në qytet. Veprimtarinë e tij fetare e harmonizoi natyrshëm me atë kombëtare, madje edhe duke bashkëpunuar ngushtë me klerikë të tjerë, përfshirë edhe të feve të tjera, siç kishte mik të ngushtë klerikun katolik të Nenshatit, etj, çka ndikonte dhe rrezatonte nga miqësi në mes dy teologëve, në miqësi e harmonizim në mes bashkëqytetarëve të besimeve të ndryshme. Isuf Kraja shërbeu nga viti 1900 edhe si mësues i historisë dhe i gjeografisë në shkollën Ruzhdie të qytetit.
Profesor doktor Hajrullah Koliqi, në monografinë “Kraja ndër mote”. në mes tjerash shkruan: “Një shkodran tjetër me prejardhje krajane, ishte edhe Isuf Kraja. Ai ishte një nga veprimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare në Shkodër dhe i arsimit kombëtar shqiptar. Isuf Kraja, krahas Luigj Gurakuqit, Musa Boriçit, Anton Xanonit, Ali ulqinakut, Daut Boriçit, Ndre Mjedës, Gaspër Jakovës-Mërturit, Shtjefën Gjeçovit., etj ishte një nga burrat e atdhetarët më të shquar shkodranë e më gjerë”.
Mungesa e një shteti të organizuar në viset shqiptare, i kishte lënë shumë shtigje vjedhjeve e grabitjeve jo vetëm të individëve, por edhe lagjeve e fshatrave, nga cubat, që kusarinë e kishin bërë mjet jetese. Në vaset që jepte, molla Isuf Kraja shtronte edhe problemet aktuale që e preokuponin xhematin e tij, sidomos në fshatrat ku shërbeu, duke u dalur hapur që të organizohen për vetëmbrojtje të shtëpive, pasurive e nderit të tyre, ndaj cubave, që dukeshin sa në një anë në një tjetër. Duke mos u pajtuar me qëndrimin pritës, hoxha që rrinte gjithnjë i armatosur, për të njëjtën arsye, organizoi një lloj vetëmbrojtjeje dhe nuk la këmbë cubi që të hynte ne fshat. Të gjendur para një mase të tillë, cubat vendosën të grabisin disa krerë bagëti pikërisht në fshatin ku punonte molla Isufi. Me të dëgjuar lehjet e qejve, hoxha vëzhgoi me kujdes dhe konstatoi se fshati ishte bërë pre e hajdutëve. Ndezi dritën e llambës së vajgurit, por menjëherë pushka qëlloi drejtë e në llambë, dmth, hajdutët kishin marrë masa për parandalimin e hoxhës në veprimtarinë mbrojtëse. Por, hoxha e dha alarmin me pushkë, sipas sinjaleve që kishin kombinuar me fshatin, duke u ngritur i madh e i vogël në këmbë në mbrojtje te fshtit, çka i bëri të iknin me të katra hajdutët, që nuk e parashikonin një organizim të tillë vetëmbrojtës kundër tyre.
Në atë trevë në Krajë, pas vdekjes së Isuf Krajës, në vitin 1912, në Shkodër, vazhduan dy nipa të tij veprimtarinë fetare dhe arsimore. Djali i motrës së Isufit, Tahir Kandaqi, për të cilin shkruhet: “Janë dhjetra e dhjetra banorë dhe intelektualë të krahinës, të cilët i janë mirënjohës që i mësoi dhe i edukoi. Njeri me kulturë të gjerë, ai ishte shpirt nxitës e frymëzues i rinisë. Biblioteka e tij e pasur në shtëpi kthehej shpesh në parlatore e vend mbledhjesh. Dinte përmendesh përmbri dy mijë vargje të Naimit dhe ua lexonte të rinjve. U fliste atyre për mëmëdhenë, për lirinë, për gjuhën amtare dhe i nxiste si dijetar, si mësues dhe si atdhetar”.
Është një tyrbe në Krajë, pikërisht varri i Tahir Kandaqit, i kthyer nga banorët në një tyrbe të rrethuar bukur me mermer e në mjete estetike të denja për një vend të shenjtë, një vend ku njerëzit venë..
Një tjetër nip i Isuf Krajës, djali i vëllaut, është molla Hysa nga Kështenja i njohur si hoxhë i devotshëm, edukator edhe me peshën e fjalës së tij dhe trim. Trimëria e tij është shfaqur në mbrojtje të njerëzve të persekutuar nga pushteti jugusllav, përfshirë edhe të vdekurin, nderimet e të cilit ia ka bërë në kundërshtim të hapët me urdhërat e prera të organeve për ta braktisur, etj.
Isuf Kraja la edhe djalin në Shkodër, vajzat…
Por, mungesa e aftësive intelektuale e bashkëshortes, për arsye që dihen për femrat tona të asaj periudhe, i la shteg të tjerëve të merrnin me thasë librat e rralla e shumë të vlerta, pasuria e vetme e molla Isufit, e të shpërndaheshin sa andej këndej nga individë, që i kishin apo jo mundësitë e shfrytëzimit e mbase edhe të ruajtjes së tyre, si një fond i rrallë kulture