Amerikanja që mbrojti shaminë, në të gjitha gjykatat amerikane

Gjykata Lartë e SHBA-së, duke mbajtur qëndrim në favor të vajzës së re myslimane, Samantha Elauf e cila u refuzua për arsye se ishte “e mbuluar me shami” për një aplikim për punë në dyqanin e veshjeve Abercrombie & Fitch, vendosi se punëdhënësi duhet të sigurojë për punonjësit dhe ata që aplikojnë për punë përmbushjen e obligimet fetare, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Samantha Elauf, e lindur në Tulsa të Oklahomas kishte aplikuar për punë në vitin 2008 kur ajo ishte 17 vjeç në departamentin e veshjeve të fëmijëve në dyqanin e veshjeve Abercrombie&Fitch, dhe që nuk u punësua me arsyen se mbulesa me shami e saj ishte në kundërshtim me politikat e dyqanit të veshjeve. Në të dhënat e gjykatës, theksohej se Elauf gjatë aplikimit të saj për punë ka qenë e mbuluar me shami të zezë dhe se kjo ishte miratuar nga Zv.drejtori i dyqanit, por më pas ishte refuzuar marrja e saj në punë nga një drejtues tjetër i lartë.
 
Në dyqanin Abercrombie & Fitch në periudhën kur Elauf kishte kryer aplikimin për punë ishte e ndaluar çdo veshje me kapele, me shami dhe veshjen me të zeza. Dyqani gjatë periudhës së kaluar edhe pse ka ndryshuar politikën në lidhje me shamitë ende ruan ndalimin për veshjet me të zeza.
 
Në procesin gjyqësor të hapur në emër të Elauf nga institucioni federal Komisioni Mundësisë së Punësimit të Barabartë (EEOC), Gjykata Rajonale në Tusla duke dhënë vendimin në favor të Elauf, gjithashtu dënoi me 20 mijë dollarë kompaninë. Ndërsa Ajykata e Apelit duke treguar si arsye se Elauf mbante shaminë si arsye fetare dhe se kjo nuk është në përputhje me politikat që kërkojnë përjashtimin nga veshjet dha vendimin në favor të kompanisë.
 
Më pas çështja mbërriti në Gjykatën e Lartë në tetor të viti 2014 e cila duke njoftuar vendimin e saj vendosi në favor të Elauf. Gjyqtarët duke votuar 8 pro dhe 1 kundër vendosën se pronarët e bizneseve të sigurojnë ambientet e nevojshme ku punonjësit dhe ata që aplikojnë për punë të kryejnë detyrimet fetare.
 
Ndërsa Abercrombie & Fitch ka mbrojtur qëndrimin se Elauf gjatë aplikimit për punë nuk ka pohuar se ajo mban shami për arsye fetare. Gjyqtari Antonin Scalia, ka pretenduar se edhe sikur Elauf të mos kishte thënë se ishte muslimane gjatë aplikimit për punë, në këtë çështje “do të ishte e mjaftueshme që të paktën të kishin dyshimet”.
 
Në SHBA Ligji i të Drejtave Civile i vitit 1964 ia ndalon punëdhënësve diskriminimin ndaj punonjësve për arsye të besimeve fetare apo zbatimeve të tyre.
 
Çështja e gjykuar në Gjykatën e Lartë e cila është në cilësinë e gjykatës të shkallës më të lartë në SHBA kishte një rëndësi në aspektin për të dhënë një shembull ndaj bizneseve të tjera në vend.
 
Elauf në lidhje me çështjen në një deklaratë me shkrim duke u shprehur se ajo ishte “shokuar” kur kishte mësuar se nuk ishte marrë në punë për shkak të shamisë ka theksuar se: “Kryerja e obligimeve të mia fetare nuk duhet të jetë pengesë për punësimin tim”.
Artikulli paraprakSyla: Këtë vit mbyllëm 14 pompa të derivateve
Artikulli vijuesShqiptari 80 vjeçar abuzon seksualit me 12 vjeçaren