Policia shqiptare më dha Selam

Arian Xhezairi, një intelektual nga Prizreni shkuran në Facebook: “SubhanAllah. Pijtëm kafen e mëngjesit matanë kufirit. Në tavolinën tjetër ishin nëntë pjestarë të Forcave Speciale Shqiptare – F.N.SH. Ata me t’u ngritur nga tavolina, na përshëndetën prindin dhe mua me SELAM. Na u rrënqeth i tërë trupi nga emocioni. 

Vallahi gjykoj se është pikërisht sinqeriteti në zemrat e këtij populli që Allahu ka zgjedhur ta zbukurojë me petkun e Islamit në shumicë. Jam plotësisht i bindur që nuk do të ketë regjim, rryme a forcë politike që mund ta zhvesh këtë petk nga shqiptarët derisa Zoti të jetë i kënaqur me ne, e ne të nënshtruar vetëm ndaj Tij me përulje plotë sinqeritet. 

Allahu i ruajt vëllezërit tanë që i shërbejnë këtij kombi. Allahu na pranoftë të gjithëve faljen këtë Ditë Xhumaje.

“Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.”
– Kur’an, En-Nahl, 16:99-100″

Artikulli paraprakKëshilla për përdorimin efikas të furrave
Artikulli vijuesKush do të fitoj sot, PDK apo LDK?