Të paktën 200 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Siri, thuhet në raportin e Amnesty International.
Në raport thuhet se janë analizuar më shumë se 25 sulme ruse në 5 zona mes 30 shtatorit dhe 29 nëntorit.
Gjetjet sipas AI tregojnë dështim serioz të Rusisë për ta respektuar ligjin humanitar.
Moska ka mohuar t’iu ketë shkaktuar vdekje civilëve.
Ajo nisi sulmet ajrore ndaj caqeve të ISIS-it në Siri me 30 shtator pas kërkesës së presidentit sirian Bashar al-Assad.