Sulm me gaz helmues, vdesin 10 persona në Siri

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me bomba fuçi në të cilat ka patur “gazra helmuese” në rajonin Muaddamiyet es-Sama në rrethinën e kryeqytetit sirian të Damaskut

Sulmin në rajonin i cili është nën kontroll të opozitës siriane e realizoi një helikopter i ushtrisë siriane të presidentit Bashar Al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA)..

Sipas informacioneve deri tek të cilat erdh gazetari i AA-së nga zyrtarët e spitalit të improvizuar, sulmin me bomba fuçi në të cilat ka patur “gazra helmuese” e kreu një helikopter i ushtrisë siriane. Gjatë sulmit dhjetë persona humbën jetën, në mesin e tyre edhe një fëmijë, ndërsa 30 persona janë nën ndikim të gazit.

“Shumë persona kanë pasur rrezik nga ngulfatja. Personat që i goditi gazi ndodhen në mjekim në spitalet e improvizuara në këtë rajon”, theksoi zyrtari.

Personat e lënduar kanë patur pasoja si përkeqësim të të pamurit, vjellje, mungesë ajri dhe marramendje.

Artikulli paraprakKryetari i Sarajit hedh gurthemelin e xhamisë së re në Llokë
Artikulli vijuesAmnesty International: 200 civilë të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Siri