Android 4.1 Jelly Bean, gjatë muajit korrik

Versioni i ri i sistemit operativ të Google, Android 4.1 Jelly Bean do të vijë në tabletin e ri të kompanisë, Google Nexus 7, ndërsa i njëjti do të jetë në dispozicion si OTA update edhe për pajisjet tjera gjatë muajit korrik.

Modelet e para të pajisjeve të mençura mobile që do të mbështeten nga Android 4.1 Jelly Bean, përfshijnë modelet si Galaxy Nexus, Nexus S and si dhe Motorola Xoom Tablet.

Ende nuk ka detaje tjera për Android 4.1 Jelly Bean, ose data se kur ky version i Android do të vijë edhe për pajisje tjera, mirëpo së shpejti pritet që Google t’i bëjë publike këto të dhëna. / Telegrafi /kohaisalme/

Artikulli paraprakKamishi me sy të ënjtur: Vetevendosje po më hakmerret
Artikulli vijuesSulmohet selia e Microsoft në Athinë