A do të ketë Google Nexus Tablet me çmim 99 $

Herën e fundit që një tabletë kushtonte 99 $, ishte Touchpad i HP 16 GB gjatë shitjes së parë të kompanisë.

Çmimi më i lirë deri me tani, në qoftë se ju nuk e llogaritni Kindle Fire HD 159 $, është Nexus 7. Ajo mund të jetë tableta me Android më e shitur ndonjëherë, që nuk mban emrin Nook e as Kindle. Dhe marka Nexus e saj do të thotë ajo merr përditësime më të shpeshta dhe ofron një përvojë me Google Android , “të pastër”. Me 199 $ për modelin 8 GB, çmimi i saj tashmë është agresiv.

Por sipas Zach Epstein që punon tek BGR News, DigiTimes tani ka raportuar se një Nexus 7 i ridizajnuar, mund jetë në punim e sipër, do shitet me një çmim duke filluar prej vetëm 99$. Duke marrë parasysh se DigiTimes nuk është gjithmonë burimi më i besueshëm i informacionit, dhe se nuk është dëgjuar për një tabletë Nexus 99$, nuk është e sigurte se a do të vije. Por si do të ishte nëse ajo do të vinte në fakt?

Cilësia e ulët e komponentëve

Së pari duket se është e qartë nga çmimi 99 $ i shitjes. Nexus 7 sjell një procesor Tegra 3 i cili është i përshtatshëm për lojëra shumë moderne dhe Google ka theksuar se sa të shpejtë dhe të përgjegjshëm janë në reklama. Por trupi i një pajisje të ndërtuar me cilësinë e përshkruar tashmë e bën inferior ndaj iPad-it, dhe popullariteti i Nexus (jashtëzakonisht i ngadalshëm) Kindle Fire ka treguar se shumë blerës të tabletave nuk i japin shumë rëndësi kualitetit. Një procesor me kualitet të vogël ose rezolucion të vogël mund të ndihmojë në uljen e shpenzimeve.

Reklamat brenda pajsjes

Një befasi kur linja Amazon Kindle Fire u rifreskua bëri një formacion të tërë reklamash të ndërtuara brenda sistemit, të cilat shfaqen në home screen dhe në ekran të mbyllur. Ju mund të paguani 15 $ për ti hequr ato, por Amazon duket nuk beson se shumë njerëz do ta bëjnë këtë. Specialiteti i Google ka qenë gjithmonë reklamimi, si reklama në sidebar të kërkimit në Google dhe në Gmail. Tani për tani Apps të parë të Google Android janë kryesisht ad-free, por duke treguar reklama të ngjashme mund të largojnë disa dollarë nga fatura e materialeve, madje edhe në qoftë se ajo ndoshta do të jetë më pak se një tarifë 15 $-she në Amazon.

Niveli i çmimeve

Sipas iSuppli teardown, diferenca në kosto mes 8 GB dhe 16 GB Nexus 7 është vetëm rreth $ 8. Por modeli kushton 50 $ më shumë, duke i dhënë një ” fitim modest” Google në krahasim me modelin 8 GB. Nuk dihet se Google do të vërë në shitje një pajisje të tillë, por nëse kjo ndodh, dhe kjo pajisje do të jetë në një nivel të afërm me iPad-in atëherë do arrijë të ndryshojë botën e Tabletave, por dhe mundet të jetë një thashethem i sforcuar. Por le të presim dhe të shpresojmë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakMinistritë kërkojnë shuarjen e zyrave për media
Artikulli vijuesApple do të nxjerrë iPad Mini-in më 23 tetor