Anëtari i ETA’s dënohet me 92 vjet burg për komplot për ta vrarë mbretin spanjoll

Një gjykatë në Spanjë e ka dënuar një anëtar të grupit separatist bask ETA, me 92 vjet burg pas një komploti të dështuar për ta vrarë mbretin e Spanjës, gjatë hapjes së një muzeu në Bilbao në vitin 1997.
The Guardian shkruan se Gogeaskoetexa Arronategui dhe një anëtar tejtër i ETA’s kishin planifikuar ta hidhnin një granatë mbi mbretin Juan Carlos gjatë përurimit të muzeut në Spanjën veriore, sipas gjykatës kombëtare.

Për më tepër, Gogeaskoetxea e kishte vrarë një polic në distancë të afërt dhe kishte arritur të ikë.

Gogeaskoetxea, 49 vjeçar, u arrestuar në Kembrixh të Anglisë në korrik të vitit 2011 – ku kishte jetuar për disa vite nën identitet të fshehtë – pasi një bashkëvendës spanjoll e kishte njohur atë në një klub.

Tani, ai është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e policit dhe 15 vjet tjera për konspiracion kundër monarkisë. Ai u dënua edhe me 57 vjet tjera pas grilave për krime që lidhen me komplotin, përfshirë falsifikim të dokumenteve publike dhe për mbajtje të armëve.

Artikulli paraprakKelmendi: Takim miqësor me Pacollin, por nuk i bashkohem AKR’së
Artikulli vijuesBesim Beqaj lëshon akuza në drejtim të LDK’së