Angelina Jolie kritika ndaj OKB-së për gjendjen në Siri

Angelina Jolie: “Refugjatët e sirisë nuk kanë mundësi të vijnë e të tregojnë shqetësimet e tyre duke ardhur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju lutem ju hajdeni atje dhe shihini nga afër ata që përjetohen.”
 
 
Aktorja amerikane dhe ambasadorja e Posaçme e Komisionerit të Lartë të Refugjatëve pranë OKB-së, Angelina Jolie, duke bërë thirrje ndaj anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së me qëllim që të përfundojë krizën në Siri, ka deklaruar se “Refugjatët e Sirisë nuk kanë mundësi të të vijnë e të tregojnë shqetësimet e tyre duke ardhur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju lutem ju hajdeni atje dhe shihini nga afër ata që përjetohen.”
 
Jolie, në fjalimin që mbajti në mbledhjen e organizuar në lidhje me situatën njerëzore në Siri në Këshillin e Sigurisë në KB, tha se deri më sot ka vizituar 11 herë kampet në Irak, Jordani, Liban, Turqi dhe Maltë.
 
Jolie e cila vijoi duke thënë “Sikur disa prej sirianëve që kam vizituar atje të ishin këtu. Po të ishte këtu gruaja që kam takuar në kampin në Irak, do iu tregonte juve se çfarë ndjenje është arratisja e personave të armatosur dhe përdorimi i saj si një skllave seksi.”
 
Jolie dha shembuj nga lufta e sirianëve me urinë dhe nga humbja e të afërmve në luftë. “Afërsisht 4 milion refugjatë sirian, janë kurbanë të një lufte palë e së cilës nuk janë. Përveç kësaj edhe damkosen, nuk duhen dhe shihen si një peshë.”
 
Ajo theksoi se detyra e KB  është të pengojë konfliktet, të gjejë zgjidhje poolitike dhe të shpëtojë njerëzit dhe se kjo nuk ka arritur sukses në Siri, dhe tregoi se për shkak se Këshilli i Sigurimit të KB nuk e ka plotësuar përgjegjësinë e tij, situata në këtë shtet po vijon sa më keq.
 
Jolie e cila tha se në vizitën e fundit në Shkurt, sirianët kishin pyetur në mungesë shprese, “Përse ne, populli i sirisë nuk ia vlejmë të shpëtohemi?”, theksoi se arsyeja e pasivitetit të shoqërisë ndërkombëtare nuk është mungesa e informacionit por mangësia e vullnetit politik.
 
– Tre kërkesa ndaj Këshillit të Sigurisë së KB (Kombëve të Bashkuara)
 
Angelina Jolie, duke bërë të ditur që ka tre kërkesa ndaj Këshillit të Sigurisë së KB, tha që të krijohet një unitet për zgjidhje, pranimi i refugjatëve nga të gjithë shtetet dhe sigurimi i ndihmës për ta si dhe mos mbetja pa dënim i krimeve të luftës në veçanti të krimeve seksuale.
 
Jolie bëri thirrje edhe ndaj anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së KB që të vizitojnë refugjatët. “Refugjatët e sirisë nuk kanë mundësi të  vijnë e të tregojnë shqetësimet e tyre duke ardhur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju lutem ju hajdeni atje dhe shihini nga afër ata që përjetohen.”
 
Jolie e cila kujtoi faktin që në përgjithësi në gjithë botën 52 milion njerëz kanë mbetur të detyruar që të largohen nga vendet e tyre, u shpreh se “Periudha jonë do të përmendet jo vetëm me kriza, por edhe me mënyrën se si reagon shoqëria ndërkombëtare ndaj këtyre krizave.”
 
Jolie e cila tërhoqi vëmendjen mbi mospranimin e refugjatëve nga shtetet e Europës dhe qindra njerëzve që humbin jetën në Mesdhe, deklaroi se “Të sodisësh që në hyrje të kontinentit më të pasur të botës, mbyten mijëra refugjatë, është shumë e dhimbshme. Askush nuk e hedh veten dhe fëmijët e tij në rrezik pa qenë vërtet në një gjendje të pashpresë.”/aa
Artikulli paraprakNis në Tiranë ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan
Artikulli vijuesTreni përsëri shtyp një emigrant në Maqedoni, plaku nga Afganistani merr lëndime të rënda