Sudan i Jugut, qëllohen tre aeroplanë amerikanë

Katër anëtarë të personelit të ushtrisë amerikane mbetën të plagosur kur ndaj avionëve të tyre evakues u hap zjarr në Sudanin e Jugut, informuan të dielën mediat ndërkombëtare.

Tre avionë të tipit “CV-22 Osprey” u sulmuan gjatë një tentative ulje në aeroportin e Borit, qytet i pushtuar nga forcat besnike ndaj ish-zëvendëspresidenti Riek Machar.
Sudani i Jugut është përfshirë nga një konflikt, i cili rrezikon të degjenerojë në luftë civile. Disa qindra persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të luftimeve që filluan para një jave.

Artikulli paraprakSiri: Arrin në 16 numri i të burgosurve që vdesin nga të ftohtit
Artikulli vijuesSi ta vjedh një artikull/punim shkencor?