Angry Birds Space, 50 milionë shkarkime

Me sa duket, Rovio Mobile ka arritur edhe një rekord të ri të përdorimit të lojës së saj të famshme, Angry Birds, përkatësisht serisë së re, Angry Birds Space, për të cilën ka thënë se ka arritur në 50 milionë shkarkime.

Për ta arritur këtë shifër masive të shkarkimeve të lojës, kompanisë Rovio Mobile i janë nevojitur jo më shumë se 35 ditë, dhe ky fakt e bën Angry Birds, lojën mobile me rritjen më të shpejtë në treg. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Rovio Mobile, duke shprehur entuziazmin e madh për suksesin e serisë Angry Birds Space, kanë thënë se janë duke u bërë gati për diçka edhe më të madhe. 

“Qëndroni me ne, sepse diçka edhe më e madhe po vjen” kanë porositur përfaqësuesit e Rovio Mobile.

Artikulli paraprakAndroid me aplikacion kundër rrezatimit mobil
Artikulli vijuesSkype “mundëson” zbulimin e IP adresave