Si ti shmangim gabimet kur blejm online?

Blerja online është bërë përditshmëri e jetës moderne.

Njerëzit kur dëshirojnë të blejnë diçka online më tepër përcaktohen në bazë të komenteve të blerësve tjerë, që kanë blerë produktin para tyre, se sa në bazë të rejtingut.

Kërkimet e reja tregojnë se një përcaktim i tillë për blerje online është i gabuar, pasi që sasia e komenteve mbi objektin nuk përputhet me kualitetin e tij.

Quartz raporton se një studim i bërë për blerjet në Amazon tregon se produktet online me më së shumti vlerësime ishin më të popullarizuara pavarësisht faktit se ato kishte rejting të ulët.

“Kemi zbuluar se njerëzit janë bazuar për të zgjedhur blerjen e produkteve në bazë të vlerësimeve dhe kjo i ka çuar ata për të marrë vendimet shumë të gabuara”, ka thënë Derek Powell nga Stanford.

Pas studimit të 15.6 milionë vlerësimeve të më shumë se 350,000 produkteve në Amazon, Powell dhe ekipi i tij krijuan një model të statistikave për mënyrën se si blejnë njerëzit.

Lifehacker sugjeron se njerëzit lexojnë përmbajtjen e vlerësimeve online para se të marrin vendim për të blerë.

Nëse një produkt ka një numër të lartë të vlerësimeve të blerësve, kjo nuk do të thotë se ai është kualitativ, andaj sugjerohet që të shikohet rejtingu ku blerësit vlerësojnë produktin pasi që ta kenë blerë.

Artikulli paraprakUshqimet që luftojnë lodhjen
Artikulli vijuesKoalicione joparimore për balotazhin e 19 nëntorit