“Anonymus” i shpallë luftë Donald Trump

Hakerët e grupit “Anonymous” permes nje deklarate të publikuar në faqet e tyre online i kanë shpallur luftë kandidatit për president te SHBA-ve në radhët e rebublikanëve,  Donald Trump.

Llogaritë e “Anonymus” në rrjetin social Twitter njoftuan që kanë kryer, siç thanë ata “sulme kibernetike” ndaj faqes online të objektit afarist të Trump në Nju Jork. Siç njoftuan “Anonymus”, faqja e internetit të biznesit të Donald Trump ishte bllokuar për një kohë të caktuar, transmeton e perditshmja britanike “Mirror”.

Trump u bë subjekt i kritikave nga mbarë bota pasi kërkoi që të gjithë myslimanëve t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u kritikua si nga Shtëpia e  Bardhë, ashtu edhe nga rivalët e tij republikan.

Artikulli paraprakKërcënime ndaj organizatës myslimane në SHBA, dërgohet zarf me pluhur brenda
Artikulli vijuesDr. Shefqet Krasniqi i përgjigjet Expressit para se ta publikoje foton e veturës së tij (VIDEO)