Bakiu: Turpërohem që miqtë e mi maqedonas nuk e gjykuan vandalizmin e Xhamisë në Kriva Pallankë

Profesori universitar Bashkim Bakiu shprehu mllefin e tij ndaj kolegëve maqedonas që nuk reaguan ndaj vandalizmit të ndodhur në Kriva Pallankë ndaj objektit të vetëm fetar mysliman në atë qytezë.

“Njoh shumë intelektual maqedonas, edhe atë koleg, miq, bashkëpunëtor, profesor, deputet, ministra, kryetarin e shtetit dhe kënd nuk e njoh.
Turpërohem që askush prej tyre nuk e gjykoi fashizmin fetar në Kriva Pallankë. Shpresoj se së paku e mendojnë këtë gjë”, shkroi profesor Bashkim Bakiu
Artikulli paraprakMPB po mbledh informacione për incidentin në Kriva Pallankë
Artikulli vijuesPremiera e dokumentarit “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”