Aparatura të ndryshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nuk janë duke funksionuar. Pacientët, të cilët kanë nevojë për këto aparatura po i marrin shërbimet në institucione private spitalore, shkruan sot Koha Ditore.
Koronarografi ka hyrë në muajin e tretë që kur nuk funksionon. Kjo ka bërë që Klinika e Kardiologjisë në QKUK të bllokohet.
Por, përveç kësaj, edhe aparatura të tjera janë jashtë funksionit tash disa muaj. Në Klinikën e Urologjisë ka disa muaj që është jashtë funksionit aparatura për thyerjen e gurëve në veshka.
Pasi që QKUK-ja nuk po e servison këtë aparaturë, ata po detyrohen që këtë shërbim ta marrin në sektorin priva.