Hysni Shaqiri: BDI-ja ka kërkuar që të vriten kosovarët në Vaksincë

0
197
Hysni Shaqiri, ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, ka zbuluar se në konfliktin e armatosur në Vaksincë, është urdhëruar vrasja e kosovarëve me kërkesën eksplicite të Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
Megjithëse ai nuk tregoi se kush e dha urdhrin, Shaqiri tha se ka dëshmitar në lidhje me këtë tragjedi të kosovarëve në Maqedoni, transmeton Telegrafi.
 
“Unë iu jap një bombë. BDI-ja ka kërkuar që të vriten kosovarët në Vaksincë, pasi këta të fundit nuk lejuan të hynin në fshat policinë maqedonase”, ka thënë Shaqiri, por kjo u evitua fal intervenimit të disa ish-deputetëve shqiptar në Maqedoni. 
Gjithashtu, ai ka shtuar në Interaktiv të KTV-së se ka ardhur koha që të ndryshohet struktura politike në Maqedoni. /Telegrafi/