Apel: Ta ndihmojmë Amirin

Mundesi i dalluar i klubit tone, studenti i deges se Edukates Fizike prane Univerzitetit Shteteror te Tetoves, 19 vjeçari Amir Rexhepi, per fat te keq, ne krahasim me te kaluaren, tani eshte duke zhvilluar nje lufte shume te veshtire, lufte per te mbijetuar ne kete bote.

Gjate ketyre diteve Amiri eshte kapluar fillimisht nga semundja e leukemise, qe me pas, te goditet edhe nga nje sulm shume i rrezikshem ne koke.
Si pasoje e kesaj, Amiri, tani e disa dite eshte duke e fituar luften per te mbetur i gjalle dhe per kete, kemi nevoje per ndihmen e te gjithe juve, ne menyre qe te mbeshtesim familjen e tij, per kurimin sa me te mire te mundshem te tij. Amiri, ne keto çaste ka nevoje per te gjithe ne dhe ndihmen tone, me shume se kurr. Ai, edhe ne te kaluaren ka fituar shume beteja dhe lufta ne dysheme dhe jemi te bindur thelle qe me ndihmen tone dhe tuaj dhe para se gjithash te Zotit, mund ti’a dal edhe kesaj here, te fitoj edhe kete lufte.
Andaj, ju lusim te gjitheve, ne kuader te mundesive tuaja qe te ndihmoni per Amirin, ne xhiro llogarine e meposhtme: 210501668408391 NLB Ose te kontaktoni ne numrin e telefonit: 071 873-107 (Haki Rexhepi – babai i Amirit)

Artikulli paraprakLind fëmija në Malajzi, prindërit e pagëzojnë me emrin e futbollistit shqiptar
Artikulli vijuesFeja në shkollë dhe telenovela e mendimit