Zhbogar: Studentët duhet t’i jenë falënderues rektorit Zejnullahu

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhboger, ka mbështetur përpjekjet e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, për ngritjen e cilësisë së studimeve në këtë universitet.
Zhbogar ka thënë se rektori po përballet me presione dhe ka theksuar se studentët e duhet të jenë falënderues ndaj rektorit, për shkak të përpjekjeve të tij për të krijuar standarde më të larta në UP.

“Kemi qenë mjaft përkrahës ndaj rektorit, sepse e shohim aktivitetin e tij si përpjekje për të sjellë standarde më të mira, standarde më të larta për Universitetin e Prishtinës. E shohim se ai po ballafaqohet më një presion në rritje dhe se është duke u perceptuar si i ngurtë në zbatimin e disa standardeve”, ka thënë Zhbogar në një intervistë në RTK.

“Studentët duhet të jenë falënderues për këtë, sepse do të jenë më mirë të arsimuar, më të përgatitur për punësim. Punëdhënësit do të jenë më të kënaqur”, ka thënë Zhbogar.

Artikulli paraprakSeanca bllokohet me fishkëllima, Veseli jep gjysmë ore pauzë
Artikulli vijuesStoltenberg: NATO, e gatshme të mbrojë Turqinë