Apple integron iOS me Facebook?

“Rrini të vëmendshëm” ka qenë porosia e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, lidhur me raportin e kompanisë së tij me rrjetin më të madh social në botë, Facebook, të cilën ai e ka dhënë gjatë konferencës vjetore të All Things Digital D10.

Mirëpo, për tu zbuluar më shumë lidhur me pohimin e Tim Cook nuk është nevojitur shumë kohë, pasi që tani sipas disa raporteve, Facebook do të integrohet me versionin e ri të sistemit operativ Apple. 

MG Siegler nga TechCrunch ka raportuar se versioni i ri i sistemit operativ për iPhone ose iPad, i koduar me emrin Sundance, do të integrohet me Facebook, si dhe me rivalin e kësaj të fundit, Twitter. 

Lansimi i aplikacionit të Facebook, Camera, gjithashtu lë të kuptohet se Apple është duke u afruar edhe më shumë me prodhuesin e famshëm të produkteve si iPhone, iPad, Mac ose iPod. 

Megjithatë, mbetet të shihet nëse “bashkimi” i dy gjigantëve të teknologjisë do të ndodhë me të vërtetë. / Telegrafi / kohaislame /

Artikulli paraprakKonfiskohen tabelat serbe
Artikulli vijuesRipërtërihet flamuri serb në godinën komunale të Shtërpcës