Konfiskohen tabelat serbe

Policia e Kosovës, në jug të lumit Ibër, konfiskon tabelat serbe që kanë emërtime të qyteteve të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë për RTS se në tri raste janë konfiskuar tabelat e tilla, dy herë në Prishtinë dhe një herë në Gjilan.

“Ata që kanë tabela të vjetra të MUP-it serb do të dënohen, ndërsa veturat nuk do të lejohen në komunikacion. Vendimin do ta zbatojmë derisa nuk do të ketë më tabela të MUP-it në rrugët e Kosovës”, ka thënë Sadriu. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakProkuroria “shpërfillë” raportet e mediave
Artikulli vijuesApple integron iOS me Facebook?