‘Apple’ punon në një orë të mençur dore

‘Apple’ është duke punuar në një produkt të ri të formës së orës së dorës, shkruan ‘New York Times’, duke u bazuar në burime anonime.

Ora do të punojë me sistem operativ ‘iOS’, me të cilin punojnë edhe ‘iPhone’, ‘iPod’ dhe ‘iPad’. Specifikë e produktit të ri është ekrani konkav, i cili mbulon nyjën e dorës. Për ‘display’ me siguri do të përdoret ‘Willow Glass’, të cilin në vitin 2012 e ka prodhuar kompania ‘Corning’, e njohur për qelqin ‘Gorilla Glass’ të instaluar në telefona të mençur. Ende nuk është bërë asgjë e ditur lidhur me mundësitë operative të orës së kompanisë ‘Apple’./kosovasot/kohaislame

Artikulli paraprakVatikani përshpejton zgjedhjen e papës
Artikulli vijuesZirinovsky: S’ishte meteor, SHBA testoi një armë