Shtëpia Lajme Bote Apple, Tesla dhe Alphabet, bashkojnë forcat kundër Donald Trump

Apple, Tesla dhe Alphabet, bashkojnë forcat kundër Donald Trump

Drejtori i “Apple”, Tim Cook, njeriu i parë i kompanisë “Tesla”, Elon Musk si dhe kreu i “Alphabet”, Larry Page, janë takuar gjatë një “konference ekskluzive” tema kryesore e të cilës ishte,“Si të parandalojmë Donald Trump të bëhet president i Shteteve të Bashkuara?”

Konferenca me titull “Forumi Botërore”, mbahet tradicionalisht në një ishull privat pranë Georgia, që organizohet nga Instituti “American Enterprise”, transmeton Telegrafi.

Përveç shefave të gjigantëve të teknologjisë, konferenca është ndjekur nga drejtuesit e Partisë Republikane, siç është kreu i grupit të shumicës në Senat Mitch McConnell, ish-këshilltari presidencial Karl Rove dhe kryetari i Kongresit dhe njeriu i tretë më i fuqishëm në qeverinë amerikane, Paul Ryan.

“Gazetarëve u është ndaluar pjesëmarrja në Forum, dhe kështu nuk është e qartë se si është trajtuar çështja “Trump”.

Konstatimi i mbi temën Donald Trump ishte fare i thjeshtë, ka bërë të ditur komentatori politik Bill Crystal, i cili shtoi duke thënë se “ne nuk e shohim këtë njeri si kandidat për presidencial e lëre më si president”.

 

Artikulli paraprak“Fermeri” që i tregonte gjenitalet, sot e mbron kryqin (FOTO+VIDEO)
Artikulli vijuesVIDEO – A lejohet me ja uru festat të Krishterëve