Apple ka shitur 15 për qind më pak telefona në çerekun e tretë që nga lansimi i telefonit të fundit, sesa periudha e njëjtë e vitit të shkuar, duke bërë periudhën e dytë rresht që pëson rënie të shitjeve.
Gjiganti amerikan kishte shitur në periudhën e kaluar 16.3 për qind më pak iPhone se periudha paraprake, duke pësuar pësuar rënien e parë të shitjeve të telefonit të mençur që prej lansimit më 2007.
Kompania ka arritur të shesë 40.4 milionë iPhone, pak më shumë se parashikimi prej 40.02 milionë telefonave që parashihej të shitej.