Arabia Saudite ka njoftuar se në kryeqytetin e Irakut në Bagdad do të hapë ambasadë, ndërsa në Erbil do të hapë konsullatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të Agjencisë zyrtare të lajmeve (SPA) të Arabisë Saudite, mësohet se dy vendet kanë rënë dakord që Arabia Saudite në Bagdad të rihapë ambasadën, ndërsa në Erbil të një konsullatë.
Në lajm gjithashtu mësohet se pas një kohe të gjatë për rihapjen e ambasadës në Irak, brenda kësaj jave Arabia Saudite do të dërgojë në Bagdad një delegacion për punët teknike të infrastrukturës.
Arabia Saudite, në vitin 1990 në periudhën e Sadam Huseinit e kishte mbyllur konsullatën e saj në Irak për shkak të pushtimit të Kuvajtit nga Iraku dhe mbi kërcënimit që ishte bërë ndaj saj.