Arabia Saudite e mbështet Kosovën

Mbreti Abdullah al Saud i Arabisë Saudite tha se vendi i tij vazhdon ta mbështesë shtetin e ri të Kosovës në planin ekonomik dhe diplomatik.


Këto komente Mbreti saudit i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, që shoqërohej nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, thuhet në faqen në Internet të kryeministrit të Kosovës.

Mbreti Abdullah al Saud tha se do të shqyrtohen mundësitë që Arabia Saudite të ndihmoj në projekte konkrete për infrastrukturën rrugore, në arsim dhe në fusha të tjera.

Kryeministri Thaçi ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me Mbretin dhe e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në të kaluarën dhe ndihmën që po e jep aktualisht për Kosovën.

Poashtu, z.Thaçi e ka falënderuar Mbretin për vendimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës në prill të vitit 2009.

Mëtutje, ai ka theksuar se Kosova dhe Arabia Saudite kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, por Prishtina është e interesuar që bashkëpunimi të thellohet dhe zgjerohet.

Thaçi ka kërkuar nga Mbreti që ta mbështesë Kosovën në çështjen e njohjeve të reja nga të gjitha vendet ku ka ndikim Arabia Saudite./mesazhi/kohaislame/

Artikulli paraprakMicrosoft të blej Yammer për 1 miliard dollarë
Artikulli vijuesGërbeshi: Koalicioni qeverisës sot për nesër!