Arabia Saudite është ndër shtetet më të lumtura në botë

Arabia Saudite ka dalë e 3-ta në një anketim që ka të bëjë me shtetet më të lumtura në botë.
Pavarësisht akuzave nga grupet që luftojnë për të drejtat njerëzore, e pavarësisht që është në një regjion të ndarë dysh nga njerëzit religjioz, kjo mbretëri ia ka arritur të jetë një ndër më të lumturat në botë, pas Fijit dhe Kolumbisë, transmeton lajmi.net.
Meksika ka dalë e 8-ta ndër shtetet më të lumtura në botë, pavarësisht numrit të vdekjeve brenda vitit.
Ky hulumtim është bërë nga Win/Gallup International, të cilët i kanë intervistuar 66,040 njerëz nga 68 shtete, raporton lajmi.
Arabia Saudite ka surprizuar duke dalë e 3-ta, pasi që së fundmi Amnesy International e ka akuzuar qeverinë e kësaj mbretërie për gjëra të ndryshme, si p.sh., arrestimin e kritikëve, ekzekutimin e minoritetit religjioz Shia, diskriminim e femrave etj.
Islanda, që ka përqindjen më të lartë të divorceve, është i vetmi shtet Evropian që ka arritur të hyjë në top 10-shen e shteteve më të lumtura në botë, duke e ndarë këtë pozitë me Kinën.

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet të përdorim kunja pambuku për pastrimin e veshëve
Artikulli vijuesMarrëveshja me Zotin në botën e shpirtrave