Erdogan: "Udhërrëfyesi im sunneti i Hazreti Muhammed-it"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Kemi ribërë përkufizimin e demokracisë dhe i kemi treguar botës mënyrën e të bërit politikë nga muslimanët. Kemi ribërë edhe përkufizimin e laicizmit, ku e kemi shprehur se laicizmi nuk është ashtu siç kuptohej dikur në Turqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka folur në pjesën e parë të një programi i cili do të publikohet në dy pjesë në televizionin Al-Jazeera me qendër në Katar, ku krahas ideve dhe jetës politike ai ka folur edhe në lidhje me tentativën për grusht shtet më 15 korrik.

Pyetjes se si e përcakton veten e tij nga termat “laik”, “islamist” apo “konservator” Erdoğan i është përgjigjur se “Unë para së gjithash jam musliman. Por hapi i parë i kësaj është se në jetën e Recep Tayyip Erdoğan si musliman bëhet fjalë gjithmonë për ndryshime. E vëreni se ndryshojnë shumë gjëra për sa kohë që lexoni, jetoni dhe fitoni përvojë në jetë. Humbisni nëse qëndroni në vend gjatë këtyre ndryshimeve. Për këtë arsye gjithmonë duhet të zhvilloni veten tuaj. Dhe ne këtë e kemi arritur.”

Ndër të tjera Erdoğan ka vënë në dukje se AK Partia ka ribërë përkufizimin e demokracisë dhe të laicizmit dhe në lidhje me ndryshimet për këto terma ai është shprehur se laicizmi duhet të jetohet në mënyrën që dëshirohet nga çdo grup fetar apo intelektual dhe se shtetit duhet të garantojë të gjitha këto besime.

Përjetimet gjatë tentativës për grusht shteti

Ndër të tjera Erdoğan ka folur edhe për përjetimet e tij gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO. Ai duke theksuar se ka refuzuar propozimin e pronarit të hotelit ku po qëndronte për tu larguar me anije në një ishull turk apo grek është shprehur se “Unë kam lindur në këto troje dhe këtu do të vdes. Unë nuk mendoj të shkoj në ndonjë vend tjetër. Kam vepruar me qasjen ‘nëse lideri fshihet pas një guri, populli fshihet pas malit’. Lideri duhet të jetë gjithmonë në shesh që edhe populli ta ndjekë.”

Duke iu rikujtuar se në vitet 1990 ka qëndruar për një kohë në burg ndaj tij u drejtua pyetja nëse në natën e 15 korrikut është frikësuar nga ripërjetimi i atyre ditëve. Erdoğan duke u shprehur se atë natë ka menduar vetëm një gjë ai ka shtuar më tej se “Nëse i bëja thirrja popullit do të vinin në aeroport. Populli do të zbresë nëpër rrugë. Mendova që duhet të takohem me popullin tim. Fillimisht nga vendi ku qëndroja u nisa me helikopter për në aeroport dhe që nga aty hipëm në avion. Kishim dy rrugë ose në Stamboll ose në Ankara, ku deri në 5 minutat e fundit edhe piloti nuk e dinte destinacionin se ku do të shkonim. Vetëm 5 minuta para nisjes thashë që do të nisemi për në Stamboll dhe atje na prisnin 10 mijë njerëz në pistë dhe 20 mijë të tjerë jashtë. Këto njerëz prisnin liderin e tyre.”

Ndër të tjera në fjalën e tij Erdoğan ka theksuar se në një lidhje të kryer me një kanal televiziv i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë, të cilët më pas e pritën në aeroport, ku ai ka shtuar se arritën rezultatet për 16 orë.

“Udhërrëfyesi im sunneti i Hazreti Muhammed-it”

Ai ka rikujtuar se jetën politike e ka nisur me Necmettin Erbakan dhe pas ardhjes në një pikë më pas u ndanë duke formuar kështu AK Partinë. Erdoğan ka vënë në dukje se Hazreti Muhammed dhe sunneti i tij ka qenë udhërrëfyesi për të, duke theksuar më tej se janë larguar nga gabimet duke u përpjekur për të jetuar këtë sunnet.

Gjithashtu Presidenti Erdoğan ka shtuar se interesi për aftësinë e fuqishme oratorike dhe letërsinë ka nisur që në kohën kur studionte në shkollën e mesme medrese dhe se është ndikuar nga emrat e njohur Mevlana Celaleddin Rumi, Mehmet Akif Ersoy dhe Necip Fazıl Kısakürek.

Artikulli paraprakNaftëtarët zhbllokojnë fiskalizimin
Artikulli vijuesXhamia Hajdar Kadi në Manastir hapet pas 104 vitesh