Arabia Saudite nuk do të reduktojë prodhimin e naftës

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite të enjten ka deklaruar se vendi i tij nuk do të reduktojë prodhimin e naftës.

Adel Al Xhobejr, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite të enjten gjatë një interviste me një gazetar francez, ka thënë: Arabia Saudite në marrëveshjen me Rusinë ka njoftuar se është e gatshme që në rast të ndjekjes së rivalitetit naftor ky vend do të ndalë prodhimin e naftës.
Al Xhobejr ka shtuar: Nëse prodhuesit tjerë janë të gatshëm të ndalin ose reduktojnë prodhimin e naftës, kjo çështje është e mundur të ndikojë në treg, mirëpo Arabia Saudite nuk është e gatshme të reduktojë prodhimin e naftës.
Ministri i jashtëm saudit pa iu referuar shtimit rekord të prodhimit të naftës nga ky vend në dy vitet e fundit, ka deklaruar: Çështja e naftës përcaktohet nga oferta dhe kërkesa e forcave në treg.
Mbreti saudit mbron pjesën tonë të tregut dhe ne jemi deklaruar për këtë çështje. Çmimi i naftës së OPEC në vitin 2003 ishte 100 $ për fuçi, kurse tani ky çmim ka rënë në 30 $.
Artikulli paraprakProtesta antisioniste në përkrahje të burgosurve palestinezë
Artikulli vijuesTeknologjia e fundit e xhepistëve, grabisin kartat e kreditit me wireless