Protesta antisioniste në përkrahje të burgosurve palestinezë

Palestinezët me organizmin e protestave antisioniste, kanë kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë, me theks të veçantë gazetarit të burgosur palestinez.

Sipas rrjetit televiziv Al Kods, mijëra palestinezë të enjten kanë mbajtur protesta në qytete të ndryshme të BPLJ në përkrahje të Muhamed Alkik, gazetar i burgosur palestinez i cili rreth 3 muaj më parë ka filluar një grevë urime në shenjë proteste ndaj arrestimit të tij.
Po ashtu protestuesit palestinezë kanë kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë të cilët po mbahen pa të drejtë në burgjet e regjimit sionist.
Avokati i Muhamed Alkik gazetar i burgosur palestinez ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar shumë dhe në çdo moment pritet martirizimi i tij.
Vlen të theksohet se rajonet e ndryshme në territoret e pushtuara palestineze janë përfshirë nga trazirat pas në fillim të tetorit të vitit të kaluar ka filluar Intifada e Kodsit kundër regjimit sionist. Gjatë këtyre trazirave janë martirizuar mbi 180 palestinezë dhe qindra të tjerë janë plagosur dhe arrestuar.
Artikulli paraprakRegjimi sionist i brengosur nga vazhdimi i Intifadës së Kudsit
Artikulli vijuesArabia Saudite nuk do të reduktojë prodhimin e naftës