Arif: Kriza e refugjatëve në Maqedoni gjatë dimrit presim që të vështirësohet

Muhamed Arif, përfaqësues i UNHCR-së për Maqedoni në një intervistë për REL theksoi se ata janë duke përgatitur një plan për periudhën e dimrit.

Për këtë qëllim kanë ardhur edhe dy ekspert nga selia e UNHCR-së të cilët do të kanë si detyrë që së bashku me qeverinë të përgatiten për periudhën e dimrit se si do të menaxhojnë me krizën e refugjatëve sirian.

Zotëri Arif, vlerësuat se rreth 3.000 refugjat në ditë do të kalojnë nëpër Maqedoni. Si është vlerësimi juaj, a ka kapacitet vendi për t`u përballur me këtë numër?

“ Ashtu si shohim ne numri i refugjatëve që vijnë në vend po rritet. Nisi me një numër tejet të vogël dhe ngadalë u arrit deri në 3.000-4.000 njerëz në ditë që kalojnë nëpër Maqedoni, përmes kufirit verior e drejt Serbisë.

Numri po rritet dhe ne bashkërisht me qeverinë po tentojmë që të afrojmë kushte të cilat janë humane dhe të dinjitetshme për refugjatët”, deklaroi Muhamed Arif, transmeton zhurnal.mk

Çka mendoni, Maqedonia a është e përgatitur që t`i ndihmoje refugjatëve ta kalojnë vendin gjatë periudhës së dimrit?

“ Ajo me të vërtet është një pyetje interesante të cilën ne e parashtrojmë dhe mendojmë në të. Nga ajo që shoh deri më tani, ne nuk jemi të përgatitur për numër më të madh të refugjatëve dhe kështu biseduam edhe me Qeverinë dhe përderisa ne bisedojmë kanë ardhur dy ekspert nga selia e jonë të cilët në një punëtori në Shkup së bashku me qeverinë, policinë dhe partnerët tjerë, po bisedojnë për skenarët e mundshme që mund të lindin në ditët që vijnë, e sidomos gjatë dimrit që nuk është shumë larg prej tani. Tani jemi në shtator dhe për një muaj e gjysmë besoj sedo të nis dimri.

Kështu që ne mendojmë dhe bisedojmë se çka duhet të bëhet dhe si duhet që qeveria të përgatitet që me ndihmën e OKB-së dhe partnerëve tjerë të jetë e përgatitur për t`u përgjigjur ndaj të gjitha ngjarjeve të cilat janë më të mëdha dhe më serioze në krahasim me atë që e pamë deri më tani” deklaroi Muhamed Arif

Artikulli paraprakVIDEO: Lence Zdravkin- fytyra e kujdesit ndaj refugjatëve në Maqedoni
Artikulli vijuesU realizua raundi i tetëmbëdhjetë nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian