Krahasimi mes pushtetit diktatorial i VMRO-BDI-së (Gruevski-Ahmeti) me atë të pushtetit aktual në Turqi (të udhëhequr nga Erdogani) kanë shumë dallim dhe nuk mund të heqësh një paralele duke i barazuar mes vete për shumë arsye dhe atë:
1.Turqia u bë një ndër 20 shtetet më të forta ekonomikisht në botë pas ardhjes të Erdoganit ndërsa Maqedonia u bë shtet më i varfër dhe më i pazhvilluar në krahasim me para 10 viteve.
2.Turqia i lau të gjitha borxhet e jashtme ndërsa Maqedonia për çdo vit vetëm zhytet në borxhe të reja që veç zoti e di se kur do mund të shlyhen.
3.Në Turqi pushtetin e udhëheqin njerëz që kan ardhur si rezultat i verdiktit të popullit (sovranit) ndërsa në Maqedoninë e pas 2008-ës në pushtet kanë ardhur parti të cilat kanë manipuluar me proceset zgjedhore duke mbushur kuti votimi apo duke varfëruar popullin që më vonë si në ankand t’i blejë votat (dëshmi përgjimet e publikuara)
4.Në Turqi për gjysëm ore populli i mbushi sheshet në mbrojtje të institucioneve të shtetit vetëm me fjalën Allahu-Ekber (Allahu është i Madh), ndërsa në Maqedoni me hamburgerë, pije dhe transport të paguar nuk grubullohet popull më shumë se sa grumbulohen protestues kundër regjimit VMRO-BDI.
5.Lideri i Turqisë udhëhiqet nga fjala e Zotit, ndërsa liderët e partive që kanë pushtetin në Maqedoni udhëhiqen nga fallxhoret.
Ky është dallimi mes një shteti të zhvilluar ekonomikisht, pa borxhe dhe me mbështetje nga popullit siç është rasti i Turqisë dhe një shteti i cili ka varfëruar popullin, ka shkatërruar ekonominë, ka dërguar mbi 400 mijë qytetarë në azil, ka manipuluar zgjedhjet dhe ka bërë që mafia të ketë shtet siç është rasti me Maqedoninë.
(Status në Facebook i Arjanit Hoxha nga Këshilli Opozitar)
You Might also Like
Kompleksi i të huajit
Dita e Xhuma është një nga ditët e bekuara të javës që për besimtarët musliman…
By
Redaksia
4 Min Read
Clooney pa komplekse rri me refugjatët, bile edhe me ata me shami
Lufta në Siri është në përvjetorin e pestë. Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka bërë…
By
Redaksia
2 Min Read
Haq: Vazhdojnë përpjekjet për dorëzimin e ndihmave në Siri
Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Farhan Haq tha…
By
Redaksia
1 Min Read
Policia: Zjarri në Llapushnik u shkaktua nga një kabllo e rrymës
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prishtinë, ka thënë se sot rreth orës 04:00, policia…
By
Redaksia
2 Min Read
Mister ku shkuan 50 mijë euro?
Nëntë veterinerë të qytetit të Kamenicës po e padisin Kryetarin e kësaj komune, Shaip Surdullin,…
By
Redaksia
2 Min Read
Tv 21 M mbledh Islamofobat e Maqedonisë në Shkup
Sa të kujdeshëm paskan qenë drejtuesit e Tv 21 gjat ftesave për hapjen solemne të…
By
Redaksia
1 Min Read
