Armiku i cigares

Në përgjithësi ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet si pasojë e aciditetit të mollës.

Zakonisht , mbas ngrënies së një molle , pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares .

Mbështetur në këtë fakt , është e mundur të braktiset pirja e duhanit nëpërmjet ” kurës së mollës “ .

Por , për të arritur këtë , duhet njëkohësisht edhe vullnet i forte.

Si duhet zbatuar kjo kurë ?

Duhet të hahen 20 kokrra ( mesatare ) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë.Pas kësaj lloj diete do të ndjehet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares.Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure , nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu.

Molla ndikon edhe në drejtime tjera në shëndetin e njeriut.Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve.Për këtë , merren 1.5 kg mollë dhe pasi hiqen vetëm farat dhe pjesët rreth tyre , ato shtypen dhe përgatitet një pure , e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës.Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura.

Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve.Petkina që përmban molla luan rolin e një sfungjeri në stomak.Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e bakterieve në zorrë.Edhe për njerëzit e shëndetshëm është e këshillueshme të përdoret dieta e mëposhtme një herë në muaj : në mëngjes pihet një gotë e mbushur gjysmë me lëng limoni.Lëngu duhet të jetë i vakët dhe të pihet jo njëherësh , por me gllënka.Në drekë pihet çaji i përgatitur me lëkurë mollësh dhe hahen dy lugë mollësh dhe pas kësaj hahen dy lugë të vogla mjaltë.Pas 2-3 orësh hahen 2-3 lëkura mollësh dhe pas kësaj hahet një pjatë e vogël me marmelatë molle e shoqëruar me 2-3 lugë mjaltë.

Molla jep ndikime pozitive edhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut , sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.Duke qenë se ajo përmban hekur , natrium , dhe fosfat , ndikon në shtimin e gjakut.Në rastet e temperaturave të larta pihet disa here në ditë çaj i përgatitur me lëkurë molle.Për të shmangur lodhjen nervore molla pritet në copa të vogla , pa i hequr lëkurën dhe hidhet në ujë të valuar.Pasi lihet një orë , në to shtohen 2-3 lugë të vogla me mjaltë dhe pihet me gllënka , ndërsa fetat e mollës hahen.Për të luftuar gripin , kollën ngjirjen e zërit , përmbajtjen e lartë të kolesterolit , priten tre kokrra mollë , valohen në një liter ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit.Për të ndihmuar daljen e gurëve të veshkave , merret një gotë çaji e mbushur me lëkurë molle , zihet në një liter ujë për 10 minuta dhe pastaj kullohet.Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng , paksa i ngrohur.

Kjo ndihmon në pakësimin e dhembjeve dhe daljen e gurit.

Një kurë me mollë këshillohet nga mjekët edhe në mjekimin e sëmundjeve si reumatizma , sëmundjet e mëlçisë , si dhe për të ndaluar pleqërinë e parakohshme.

Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë , sidomos nga ata që vuajnë nga eczema , mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut.

Ndërsa gjethet e mollës të shtypura zhdukin çibanët.Pra , siç shihet , molla është një frut i mrekullueshëm që Zoti ia ka dhuruar njeriut për të kuruar sëmundje të ndryshme.

Këtu treguam vetëm disa shembuj.Sigurisht që krahas përdorimit të mollës kërkohet një harmonizim edhe me mënyrat tjerat kuruese , me qëllim që sëmundjet e ndryshme të kalojnë sa më parë.

Për të luftuar gripin , kollën , ngjirjen e zërit , përmbajtjen e lartë të kolesterolit në gjak , për nxjerrjen e gurëve të veshkave , për kurimin e sëmundjeve të tilla si reumatizma , pleqëria e parakohshme e shum të tjera rekomandohet molla , ky frut i mrekullueshëm.

Artikulli paraprakLufta e ftohtë
Artikulli vijuesGjithësia në shifra