Arrestimet në UP, hije e keqe për universitetin

Universiteti i Prishtinë shpreson se veprimet për të cilat dyshohen të arrestuarit nëpër njësitë akademike të këtij universiteti të mos jenë të vërteta.

Nëpërmjet një komunikate për media Rektorati i universitetit “Hasan Prishtina” vlerëson se ngjarja e fundit në këtë institucion i ka vënë hije të keqe këtij universiteti, pavarësisht që veprimet e pretenduara janë kryer në kohën e menaxhmentit të kaluar.

“Universiteti i Prishtinës do të jetë i hapur dhe bashkëpunues me organet e rendit e të ligjit, si dhe do ta ofrojë gjithë ndihmën e kërkuar dhe do të vazhdojmë të jemi të vendosur në zbardhjen e këtij dhe rasteve të tjera eventuale që mund të dalin. Ne do të donim që këto veprime të pretenduara të mos ishin të vërteta, por, nëse vërtetohet se ato janë të tilla, ne ju sigurojmë se Universiteti i Prishtinës do t’i ndërmarrë masat e duhura në përputhje me aktet normative dhe me Kodin e Etikës në fuqi”, thuhet në komunikatën për media të UP-së.

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar 11 persona nëpër fakultetet të ndryshme të Universitetit të Prishtinës si të dyshimtë për falsifikim dhe mitmarrje. kohaislame

Artikulli paraprakDisa mënyra për të luftuar gripin dhe ftohjen
Artikulli vijuesGeorgievski: Shqiptarët, me qëndrim të duhur për Car Dushanin