Xhelili akuzohet për kurrupsion pasiv në këmbim të favoreve seksuale. Duke qenë se është zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor, atë e kap Neni 260, që në raste të tilla parashikon dënim, nga katër vjet burg deri në 12 vjet.
Çfarë parashikon Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 23; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48).
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthoraz i, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,
ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos
kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet./Panorama